Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2026, 11:09

Pak pas mesnate në qendër të Deçanit janë dëgjuar krisma armësh. Ngjarja ndodhi rresh orës 00-15 në një lokal në qendër të qytetit.

Policia arritii shpejt në vendin e ngjarjes dhe gjeti tre të plagosurit të shtrirë në dysheme.

Ismet Zukaj është i dyshuari që shkrepi armën në drejtim të avokatit Daut Cacaj që po negocionte një rast me dy klientë serbë, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Zukaj dyshohet se ka qenë i dehur kur ka nxjerr armën e tipit Zoraki duke shkrepur nga afër në drejtim të tre personave që ndodheshin në kafiteri.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit