SPAK kërkon arrestimin e saj, më 28 janar mbledhja e dytë për ‘ta zhveshur’ Ballukun nga imuniteti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.01.2026, 10:44

Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet më 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ky është shqyrtimi i dytë, pasi mbledhja e parë nuk dha një vendim.

Gjatë mbledhjes së parë, avokati i Ballukut kërkoi kohë për t’u njohur me provat e SPAK, ndërsa anëtarët e Këshillit morën me vete USB-në me 10 mijë faqe dokumente për dosjen e saj. Nuk u arrit dakordësi mbi datën e radhës, ndërsa kryeministri ka bërë me dije se Kuvendi nuk do të marrë asnjë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese për pezullimin e imunitetit.

Balluku po hetohet për 8 procedura prokurorimi dhe dyshohet se ka manipuluar të paktën 11 tendera publikë, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë totale 210 milionë euro. Pyetja që ngrihet për qytetarët është: Si e vlerësoni punën e politikës dhe drejtësisë në raste të tilla, dhe a besoni se hetimet e SPAK po kryhen me pavarësi dhe efikasitet?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit