Ekzekutuan shetasin kurd, arrestohen në Angli 5 ‘shokët’ e TikTok-erit vrasës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.01.2026, 09:53

Pesë persona janë vënë në pranga nën dyshimin për vrasje në Stockton, Angli, pasi trupi i pajetë i një burri 49-vjeçar u gjet në një banesë në rrugën Egglescliffe Close, në lagjen Hardwick, mbrëmjen e së shtunës.

Të arrestuarit përfshijnë një 19-vjeçar, dy 18-vjeçarë dhe dy të mitur 17-vjeçarë.

Sipas raportimeve të mediave lokale britanike, një nga të dyshuarit, Sajmir Dodoveci, 40 vjeç, i lidhur më herët me vrasjen e Hemawand Ali Hussain në Hartlepool në vitin 2019, u arrestua nga policia belge në një stacion treni në Bruksel më 23 dhjetor dhe më pas u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tashmë përballet me akuzën për vrasje dhe pritet të dalë para gjykatës në Teesside Crown Court.

Hetimi ndërkombëtar u zhvillua nga Cleveland Police dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), në bashkëpunim me autoritetet evropiane. Për këtë çështje, më herët Eugert Merizaj i njohur ndryshe në rrjetin social TikTok me emrin Babale është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa tre persona të tjerë kanë marrë dënime deri në 26 vite burg për vrasje të lehtësuar.

Një tjetër i dyshuar, 34 vjeç, pritet të ekstradohet nga Belgjika, ndërsa Armando Marku, 26 vjeç, vazhdon të jetë në arrati. Policia e Cleveland po bashkëpunon me agjenci ndërkombëtare për kapjen e tij dhe u bën thirrje qytetarëve të ndihmojnë me çdo informacion mbi vendndodhjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit