Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa të përmbytura, qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.01.2026, 08:59

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente kanë shkaktuar përmbytje gjatë natës në tokat bujqësore dhe drejt zonave të banuara. Si pasojë, rreth 20 banesa në zonën e Dernenasit, në njësinë administrative Libofshë, janë përmbytur, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore kanë mbetur nën ujë.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar, pasi sipas tyre prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë, duke rrezikuar përkeqësimin e situatës. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur dëme të tjera në banesa dhe kultura bujqësore.

Ndërkohë, në terren kanë mbërritur eskavatorë dhe mjete të rënda, të cilat po punojnë intensivisht për stabilizimin e argjinaturës dhe reduktimin e dëmeve. Autoritetet lokale janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe kanë bërë thirrje për vigjilencë nga ana e banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit