“Ndërhyni dhe shikoni si do digjet rajoni” / Irani kërcënon SHBA: Bazat dhe forcat amerikane do të shkatërrohen!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.01.2026, 01:34

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka lëshuar kërcënime të ashpra ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar se çdo sulm ndaj Iranit do të marrë një përgjigje shkatërruese në të gjithë rajonin.

Në një fjalim të fortë, Ghalibaf iu drejtua drejtpërdrejt Trumpit, duke e quajtur “iluzionist dhe arrogant”, ndërsa theksoi se Irani është gati për përballje të drejtpërdrejtë. “Kemi dëgjuar se e ke kërcënuar Iranin. Mbrojtësit e Iranit do të të japin një mësim të paharrueshëm”, deklaroi ai.

Ai paralajmëroi se të gjitha interesat amerikane në rajon do të jenë objektiv legjitim: “Ejani dhe shikoni se çfarë do të ndodhë me bazat amerikane, anijet amerikane dhe forcat amerikane. Të gjitha objektet tuaja në rajon do të shkatërrohen”.

Ghalibaf shtoi se një përshkallëzim do ta “djegë gjithë rajonin” dhe se pasojat për SHBA-në do të jenë të rënda dhe të pakthyeshme. “Ejani dhe kuptoni se me çfarë pasojash të rënda do të përballeni kur rajoni të digjet”, tha ai.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh ekstreme, teksa protestat në Iran kanë hyrë në javën e tretë. Sipas aktivistëve, numri i viktimave nga përplasjet ka shkuar në të paktën 538 të vdekur, ndërsa mbi 10,600 persona janë arrestuar. Autoritetet iraniane kanë ndërprerë internetin dhe komunikimet, duke e bërë të vështirë verifikimin e situatës.

Ndërkohë, Trump ka shprehur publikisht mbështetje për protestuesit, ndërsa mediat amerikane raportojnë se Shtëpia e Bardhë ka shqyrtuar edhe opsione ushtarake ndaj Iranit, pa marrë ende një vendim përfundimtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit