“Gjeta larvën në sallatë, stafi u justifikua se është diçka normale”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.01.2026, 23:32

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një restorant në qendër të Lushnjës, me emrin “Buon Gusto”.

Sipas denoncimit, qytetarja kishte porositur një sallatë, por gjatë konsumimit ka konstatuar praninë e një larve të vogël në domate, moment që ajo e ka filmuar dhe e ka dokumentuar me video. Po ashtu, ajo ka dërguar edhe faturën tatimore, si provë të konsumit në ambientin në fjalë.

Qytetarja shprehet se fillimisht nuk e kanë vënë re larvën dhe kanë nisur ta konsumojnë sallatën. Pasi e kanë dalluar, kanë thirrur menjëherë personin e shërbimit për t’ia treguar situatën. Sipas saj, reagimi i stafit ka qenë zhgënjyes, pasi në vend që të kërkonin ndjesë, janë justifikuar duke thënë se “perimet janë natyrale dhe mund të kenë gjëra të tilla”.

Denoncuesja thekson se një justifikim i tillë është i papranueshëm, pasi kontrolli i ushqimit është përgjegjësi e restorantit dhe jo e klientit. Ajo shprehet se nuk është detyra e qytetarit të kontrollojë ushqimin që i serviret, sidomos kur ai paguan për shërbim dhe cilësi.

Sipas saj, problemi kryesor nuk ishte çështja e pagesës, por sjellja indiferente dhe mungesa e përgjegjësisë nga ana e stafit, të cilët nuk kërkuan as ndjesë për situatën. Për këtë arsye, qytetarja u largua nga ambienti dhe kërkoi faturën përkatëse, duke paguar vetëm për të mos lënë vend për keqkuptime.

“Nuk është puna te lekët, por te sjellja. Në vend që të pranonin gabimin dhe të kërkonin ndjesë, u justifikuan sikur ishte diçka normale”, shprehet ajo në mesazhin e saj.

JOQ Albania publikon këtë denoncim për të sjellë në vëmendje sigurinë ushqimore dhe mënyrën e trajtimit të klientëve, duke i lënë hapësirë edhe subjektit në fjalë për çdo reagim apo sqarim të mundshëm. Nëse edhe qytetarë të tjerë kanë përjetuar situata të ngjashme, redaksia jonë mbetet e hapur për denoncime, edhe në mënyrë anonime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit