Reshjet e forta të shiut nuk i fikin qirinjtë te Kisha e Laçit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.01.2026, 21:10

Një video që po qarkullon në internet ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, duke treguar një moment të pazakontë në Kishën e Laçit. Në pamje duken qirinjtë e ndezur në një ambient të hapur, të cilët nuk fiken pavarësisht reshjeve të forta dhe shiut të rrëmbyeshëm që bie mbi ta.

Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë besimtarë e kanë komentuar si një shenjë besimi dhe simbol qëndrueshmërie shpirtërore, ndërsa të tjerë e shohin si një moment domethënës që reflekton rëndësinë që ka Kisha e Laçit për besimtarët.

Videoja vijon të shpërndahet gjerësisht, duke sjellë diskutime dhe komente të shumta rreth këtij momenti që ka prekur ndjekësit online.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit