Një qytetar denoncon një problem serioz me Bankën BKT, ku sipas tij hakerat u kanë marrë shumë qytetarëve lekët nga llogaritë bankare. Ai shprehet se karta bankare është përdorur në Shkup, ndërkohë që familjarët ndodheshin në Tiranë. Sipas denoncimit, banka është mjaftuar vetëm me përgjigjen që karta të ndërrohet, pa marrë asnjë përgjegjësi për humbjen e parave.
Qytetari thekson se kjo situatë ngre shqetësime të forta për sigurinë në bankat e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si zero. Bëhet fjalë për kartën e babait të tij, por ai shton se edhe vetë ka llogari në këtë bankë dhe nuk ndihet i sigurt. Sipas tij, banka po vonon zgjidhjen e problemit dhe po “bën naze”, ndërsa problemi kryesor mbetet fakti se në momentin që vidhen lekët, banka nuk ofron asnjë garanci sigurie për klientët.
"Pershendetje JOQ, nje problem ka ndodhur me Banken BKT hakerat ju kan mare shume njerzve leket nga llogaria. Ju lutem ndiqeni si problem sepse asnje nuk mban pergjegjesi. Eshte ne Interes te njerezve.!Karta eshte perdorur ne Shkup thote dhe un jam ne Tirane. Banka thote qe nderro karten se skemi ca i bejme eshte hakeruar. Siguria 0 tek Bankat e Shqiperise. Eshte Karta e Babit. Por kam edhe vete nr llogarie ne kete banke. Por sjemi te sigurte. Isha u interesova dhe po benin Naze ja sa te zgjidhet problemi. Problemi eshte qe ne moment qe te vidhen leket banka nuk ka siguri", shkruan qytetari.
