Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në Kavajë, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje janë mbledhur kalimtarë dhe drejtues mjetesh.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për viktima, por pritet konfirmim zyrtar nga policia lidhur me gjendjen e drejtuesit të mjetit dhe rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e plotë të aksidentit.