Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Milot–Mamurras

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.01.2026, 18:25

Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në autostradën Milot–Mamurras. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti dhe nuk ka pësuar lëndime. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Pavarësisht reagimit të shpejtë, automjeti është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në sistemin motorrik të automjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit. Qarkullimi në aksin rrugor është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit