Klubi Al Ittihad tregon ofertat europiane për Mario Mitajn

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.01.2026, 17:51

Gjithçka duket se po shkon drejt qartësimit. Mario Mitaj po largohet gjithnjë e më shumë nga Arabia Saudite, pas një zhvillimi të papritur të situatës, ndërsa drejtuesit e klubit të tij kanë zbuluar disa detaje të rëndësishme. Sipas drejtorit sportiv të Al Ittihad, Ramon Planes, disa klube nga Spanja dhe Anglia kanë shprehur interes konkret për mbrojtësin shqiptar, madje kanë paraqitur edhe oferta zyrtare.

Edhe pse nuk janë bërë publikë emrat e klubeve të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, deklaratat e Planes konsiderohen të besueshme. Mitaj nuk është aktivizuar në tri ndeshjet e fundit me skuadrën: në të parën për shkak pezullimi, ndërsa në dy të tjerat si zgjedhje teknike e trajnerit Sergio Conceição, ndoshta edhe me ndikimin e drejtuesve të klubit.

Mediat saudite, pavarësisht se kanë vlerësuar paraqitjet e shqiptarit, nuk kanë kursyer kritikat për disa gabime apo momente pakujdesie, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar negativisht në rezultatet e Al Ittihad. Sezoni aktual ka qenë më i vështirë për Mitajn, ndonëse një vit më parë ai fitoi titullin kampion dhe Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite.

Në total, Mitaj ka regjistruar 2 gola dhe 4 asistë në 39 ndeshje me ekipin kryeqytetas, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese. Al Ittihad pagoi 4 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa aktualisht vlera e tij në treg vlerësohet rreth 5.5 milionë euro. Nuk duhet harruar gjithashtu se mbrojtësi shqiptar përfiton një pagë të lartë prej 3 milionë eurosh në sezon, pa përfshirë taksat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit