“I linte fëmijët vetëm dhe mes zhulit”, ish-fqinjët nxjerrin bllof Blerinën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.01.2026, 17:10

Ditën e djeshme në media u publikua një rast tejet i rëndë, ku një nënë 33-vjeçare Blerina B dyshohet se kishte braktisur fëmijët e saj, duke i lënë të jetonin në kushte të papërshtatëshme papastërtie dhe pa ndjekur shkollën për rreth një muaj.

Fillimisht, tre fëmijët u dërguan në Spitalin Rajonal të Durrësit për kontrolle mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas publikimit të lajmit, nëna reagoi menjëherë duke mohuar akuzat dhe duke fajësuar ish-vjehrrën e saj, të cilën e cilësoi si nxitëse dhe shpifëse të gjithë situatës. Ajo hodhi poshtë pretendimet, pavarësisht faktit se fëmijët dyshohet se kishin marrë zgjebe si pasojë e mungesës së higjienës.

Ndërkohë, një tjetër video ka mbërritur pranë redaksisë sonë, ku disa ish-fqinjë të Blerinës dëshmojnë se kjo nuk është hera e parë që ajo i braktiste fëmijët dhe i linte në kushte alarmante papastërtie.

Pamjet e siguruara nga redaksia tregojnë qartë gjendjen katastrofike të banesës: rroba të shpërndara në çdo cep, rrëmujë e theksuar, ushqime të hedhura në tokë, tualet i ndotur dhe fëmijë pa asnjë kujdes minimal.

Sipas denoncuesit, situata e rëndë higjienike kishte arritur në atë pikë sa pronari i banesës u detyrua të dëbonte Blerinën dhe fëmijët e saj nga shtëpia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit