Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Skrapar për shkak te rrugës qe eshtë shembur para 3 javësh, por që askujt s'i ka interesuar per te nderhyre dhe rregulluar.
Një mjet ku udhëtonin tre të rinj ka dalë nga rruga, për shkak te mungesës së sinjalistikës, dhe për pak ka qenë duke rënë ne lumë.
Një kamionist që po udhëtonte në këtë aks në momentin e aksidentit ka ndërhyrë dhe shpëtuar të rinjte.
Kamionisti nga Liboniku, Jetnor Merko, ka lidhur nje litar te forte ne kamionin e tij dhe ka mbajtur pezull makinen e te rinjve deri sa kanë ardhur
zjarrfikësit dhe kanë nderhyre per t'i shpëtuar.
Falë veprimit te tij heroik u shpetuan 3 jetë njerezish me një mesazh të qartë: kur institucionet heshtin, njerëz si Jetnori tregojnë se guximi dhe solidariteti mund te bejnë diferencën mes jetës dhe tragjedisë.