Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot për gjendjen e ujit të pijshëm në të gjitha rajonet e vendit. Sipas raportit të përditësuar:
Rajoni i Prishtinës:
Fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë ofrojnë ujë brenda standardeve të lejuara. Në Drenas/Bivolak, fabrika punon me kapacitet të zvogëluar, por cilësia e ujit mbetet e sigurt për konsum. Lipjan dhe Kuzmin: uji brenda standardeve. Vragoli dhe Miradi e Poshtme: uji nuk rekomandohet për pije. Rajoni i Mitrovicës:
Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe komunat veriore: uji është brenda standardeve të lejuara. Rajoni i Ferizajt:
Ferizaj: uji brenda standardeve. Han i Elezit: niveli i turbullirës në ujësjellësin qendror me burim në Dimcë është i lartë; uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije. Rajoni i Gjilanit:
Gjilan: uji brenda standardeve. Rezervuarët Prilepnicë dhe Bajë: parametra fiziko-kimikë brenda normave. Kamenicë dhe Viti: uji i sigurt për konsum. Rajoni i Pejës:
Pejë dhe Istog, zona Vrellë/Istog: uji brenda standardeve. Mbivada: turbullirë e lartë, uji përdoret vetëm për nevoja teknike. Junik: uji i sigurt. Deçan dhe Klinë: turbullirë e lartë, uji nuk rekomandohet për pije. Rajoni i Gjakovës:
Furnizimi me ujë nga KRU Gjakova është i sigurt për konsum. Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë: vlera të larta të turbullirës, uji nuk konsiderohet i pijshëm. Rajoni i Prizrenit:
Burimi “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit: uji brenda standardeve. Suharekë: problem furnizimi në fshatrat e përmbytura Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht. Malishevë: turbullirë e rritur, uji përdoret vetëm për qëllime teknike. Dragash: uji brenda standardeve. IKSHPK apelon tek qytetarët që të respektojnë këshillat për përdorimin e ujit në zonat ku ai nuk rekomandohet për pije.