Disa zona në Tiranë, Kamëz, Krujë dhe Durrës sot janë pa energji elektrike

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2026, 20:23

Prej ditësh janë raportuar ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike në disa zona të vendit, duke krijuar vështirësi për banorët në kushtet e temperaturave të ulëta.

Mbrëmjen e sotme qytetarë nga zona të ndryshme mes Tiranës, Kamzës, Krujës dhe Durrësit i janë drejtuar redaksisë sonë duke shprehur shqetësimin se prej disa orësh janë pa energji elekrtike.

Sipas denoncimeve, problematika janë evidentuar në Mamurras, në lagjen 15 të Durrësit (rruga “Syri i Detit”), në zonën e “Vilave Gjermane” në Tiranë, në fshatin Çerkezë të Tiranës pranë Kamzës, si dhe në Selitë të Tiranës.

Banorët e këtyre zonave njoftojnë për ndërprerje të gjata dhe të përsëritura të energjisë elektrike, shpesh pa paralajmërim. Në shumë raste energjia mungon për disa orë rresht ose ikën dhe vjen disa herë brenda ditës, duke sjellë pasoja në ngrohje, gatim dhe pajisje elektrike.

Ndërprerjet po përjetohen veçanërisht rëndë në këtë periudhë dimri, kur temperaturat janë të ulëta dhe një pjesë e familjeve përdorin energjinë elektrike si burim të vetëm ngrohjeje. Mungesa e njoftimeve zyrtare dhe reagimit institucional ka shtuar pakënaqësinë e qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe stabilizim të furnizimit me energji.

Më poshtë gjeni disa nga denoncimet e mbërritura në redaksinë tonë:

Denoncimi i parë:

“Përshëndetje JOQ Jam një banor i Mamurrasit. Aktualisht nuk kemi energji elektrike prej 2 orësh dhe cdo dit i njejti problem, javen e kaluar u nderpre per 3 dit rresht pasi koha ishte e qet. Po vuajmë edhe nga i ftohti pasi ngrohemi me energji elektrike. Kur kontaktojmë institucionet nuk përgjigjen në telefon ose na pasojne numra te tjere. Kërkojmë që të ketë nje zgjidhje urgjente, sepse situata po behet e padurueshme per banoret.”

Denoncimi i dytë:

“Pershendetje! Jemi banore te lagjes 15 Durres, rruga "Syri i Detit" kemi qe per vitin e ri qe Oshe na le pasditeve pa drita. Dje na kane lene 2 ore dhe sot po e njejta gje. Aktualisht kemi 1 ore pa energji. Nuk merren masa per qytetaret se u duhet energjia bizneseve te lagjes.”

Denoncimi i tretë:

“Pershendetje JOQ dua te bej nje denoncim dhe te ngre nje shqetesim ne lidhje me mungesen e energjise elektrike ne lagjen Vilat Gjermane eshte dita e trete radhazi qe lagjja mbetet pa energji elektrike. Dritat vijne dhe ikin vazhdimisht dhe kjo eshte edhe e rrezikshme pasi mund te shkaktoje demtime ne pajisje apo incidente te tjera. Temperaturat jane shume te uleta dhe situata po behet e paperballueshme. Nuk ka asnje njoftim zyrtar dhe asnje reagim nga institucionet pergjegjese.”

Denoncimi i katërt:

“Pershendetje joq Fshati Cerkeze i Tiranes, pak minuta larg Kamzes ka nje jave ne kte situate. 80% te kohes jemi pa drita. Kemi femije, pleq, eshte dimer. Ftohte eshte. Si te mos mjaftonte, telefonat nuk kane vale pasi eshte keputur antena na u tha. Sikur jemi ne vitet 1500 dhe jo ne 2026. Te lutem publikoje se mbase behet ndonje gje e ngrihen instancat nga vendi t bejne dicka. Eshte per te vene duart ne koke me kte situate. Anonim te lutem.”

Denoncimi i pestë:

“Pershendetje! Banoj te Rruga Zallit, Selite, Tirane. Kemi nje jave qe cdo nate na shkeputet energjia elektrike me nga 1 ore 3-4 here duke filluar nga ora 16:00 deri ne oren 23:00. Sherbimi i klienti thote qe ka difekt linja, kurse tekniku i zones thote bie automati nga ngarkesa. Nuk dime ku te drejtohemi, kemi dhe femije te vegjel. Ju lutem postojeni mos do zoti reflektojne. Anonim ju lutem, Faleminderit

Denoncimi i gjashtë:

“2026 pa drita pothuajse cdo dite ne te njejtin orar ngrim ftohti selite.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit