Në Astir makinat parkohen në trotuar, qytetarët ecin në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2026, 17:24

Qytetarët e zonës së Astirit kanë ngritur shqetësimin për një problem të përditshëm që po rrezikon sigurinë e këmbësorëve: parkimin e automjeteve mbi trotuare, duke e bërë të pamundur lëvizjen normale të tyre.

Sipas denoncimeve, shumë makina parkojnë mbi trotuar, duke detyruar qytetarët, përfshirë fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara dhe nëna me karroca, të zbresin në rrugë dhe të ecin mes automjeteve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Policia Bashkiake dhe autoritetet përkatëse, me qëllim garantimin e respektimit të rregullave të qarkullimit dhe sigurisë së këmbësorëve, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme si invalidët, të moshuarit dhe familjet me fëmijë.

Denoncimi i qytetarit:

"Këtu tek Astiri parkojnë makinat mbi trotuar dhe ku të kalojnë njerëzit në rrugë"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit