Rruga Luzni–Peshkopi copë- copë dhe me rrezik, kryeçyryku i bashkisë në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.01.2026, 15:15

Rruga Luzni–Peshkopi vijon të përkeqësohet nga dita në ditë, duke u kthyer në një problem serioz për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që e përdorin çdo ditë. Asfalti është çarë në disa segmente, ka gropa dhe plasaritje të thella që rrezikojnë sigurinë e qarkullimit, veçanërisht gjatë sezonit aktual të dimrit kur prania e borës dhe ngricave e bën situatën edhe më të rrezikshme.

Sipas banorëve të zonës, rruga është prej vitesh në gjendje të degraduar dhe mungesa e mirëmbajtjes ka bërë që dëmtimet të shtohen. Automjetet pësojnë dëmtime të shpeshta, ndërsa lëvizja e mjeteve të transportit dhe shërbimeve emergjente vështirësohet ndjeshëm. Ata shprehen se ankesat e vazhdueshme nuk kanë marrë përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Pavarësisht gjendjes alarmante të rrugës, kryebashkiaku i Dibrës, kryeqyryku Rahim Spahiu i Partisë Socialiste, nuk ka marrë asnjë masë konkrete për rehabilitimin e saj. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe përgjegjësi institucionale, duke theksuar se neglizhenca po rrezikon jetën e qytetarëve dhe po izolon më tej zonën.

Pasi u cilësuan si çyryk nga kryeministri Edi Rama, partia në pushtet i ka lënë pa rrugë dibranët!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit