Zani Çaushi në vitin 1999 u dënua me burgim të përjetshëm për krime të kryera në 1997, si kreu i bandës së Vlorës.
Por në videon e realizuar nga “Associated Press” duket momenti ku Zani Çaushi tallet me efektivin e policisë, ndërsa del nga salla e gjyqit, ku ishte i qetë dhe i qeshur. “Lëri gazetarët të filmojnë o shpirti”, dëgjohet t'i thotë Zani policit.(momenti 01:49 në video)
Pas arrestimit në 97 dhe lirimit të tij, Zani Çaushi u arrestua edhe në vitin 98-ën, por për mungesë provash u la i lirë, për tu arrestuar në 1999-ën ku u dënua me burgim të përjetshëm.