Një sherr i dhunshëm është regjistruar sot në qytetin e Lezhës, ku ka mbetur i dhunuar Nikolin Marku.

Nikolin Marku
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku sipas dëshmisë së Markut, pesë persona të maskuar janë futur brenda dhe e kanë sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Sipas Nikolin Markut, urdhri për dhunimin e tij është dhënë nga Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Arben Ndoka
Ai pretendon se një nga personat e maskuar është prezantuar si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzim Ndokës, ndërsa më pas grupi ka nisur ta godasë atë. Nga dhuna është lënduar edhe kushëriri i Markut, i cili ndodhej me të në momentin e sherrit.

Gëzim Ndoka
Marku ka deklaruar gjithashtu se pasi është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, aty ka shkuar edhe Gëzim Ndoka, i cili sipas tij e ka kërcënuar.
Sipas policisë rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gjergj Marku 41 vjeç dhe Nikolin Marku 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhe Kevin Ndoka rreth 20 vjeç (babë e bir). Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gjergj dhe Nikolin Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit Gëzim Ndoka dhe Kevin Ndoka kanë qenë të armatosur. Sipas policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve Gëzim Ndoka dhe djali i tij Kevin Ndokasi dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.