VIDEO/ Fermerët e Maliqit revoltohen në Këshillin Bashkiak: Duam dëmshpërblim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.01.2026, 13:33

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak në Maliq është shoqëruar me debate dhe tensione, pasi fermerët e prekur nga përmbytjet e ndodhura në muajin nëntor kanë kërkuar llogari për mungesën e dëmshpërblimeve. Sipas tyre, dëmet në të mbjella janë të konsiderueshme dhe numri i fermerëve të prekur është i madh, ndërsa deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga institucionet.

Fermerët i janë drejtuar drejtuesve të Bashkisë duke kërkuar shpjegime për vonesat, ndërsa një prej tyre, Julian Guri, ka bërë thirrje për rezistencë. “Asnjë nuk duhet të lëvizë nga këtu, ne duam përgjigje konkrete. Ku janë dëmshpërblimet?”, është shprehur ai, duke theksuar se dëmet janë verifikuar në terren, por pagesat mungojnë.

Në shenjë proteste, fermerët kanë përplasur tavolinat dhe kanë brohoritur “Turp, turp!”, duke theksuar se nuk duan më premtime apo shpresa të kota. Ata paralajmërojnë vijimin e protestave nëse nuk marrin përgjigje të qarta, duke deklaruar se nuk do të largohen nga ambientet e mbledhjes pa u dhënë një zgjidhje konkrete për situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit