Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai mbërriti në godinë i buzëqeshur dhe me një qëndrim sportiv, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat e pranishme.
Këlliçi shmangu komentet për gazetarët dhe hyri direkt në ambientet e SPAK, pa sqaruar arsyen e thirrjes apo paraqitjes së tij përpara prokurorëve të posaçëm. Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga SPAK apo nga vetë deputeti lidhur me motivin e paraqitjes së tij, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje mbi këtë zhvillim.