Osmani për mandatin e saj: 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2026, 12:30

Presidentja Vjosa Osmani këtë javë e ka nisur duke ndarë një deklaratë të saj të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku kishte theksuar angazhimin e vazhdueshëm 5-vjeçar në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë.

Teksa i është afruar fundit të mandatit, e para e vendit i ka kujtuar opinionit se si në këtë Këshill i kishte hedhur hedhur poshtë deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar ato si plotësisht të pavërteta.

“Qartësisht, ajo që presidenti Vuçiq ka deklaruar është plotësisht e rreme. Do të doja t’ju ftoja të gjithëve, si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli, që të vizitoni Republikën e Kosovës për të parë vetë përparimin që kemi bërë dhe demokracinë që po lulëzon. Më pas, ju vetë mund të vendosni nëse do t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij”.

“Drejtësi dhe fakte! 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë”, ka shkruar Osmani në postim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit