Atentati ndaj shqiptarëve në sufllaqerinë e tyre në Greqi, detaje të reja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.01.2026, 11:21

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (12 janar) në zonën Agiou Dimitriou në Athinë, ku kanë mbetur të plagosur dy shtetas shqiptarë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:40, kur një person i armatosur hyri në lokalin “O gyros tou asyrmatou”, në rrugën “Politexniou 70”, dhe hapi zjarr.

Nga të shtënat mbetën të plagosur pronari i lokalit, Negri Sinovarfaj, 39 vjeç, dhe babai i tij 70-vjeçar. Autori i qëlloi të dy në këmbë, duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin, dhe më pas u largua nga vendngjarja me automjet.

Të plagosurit u transportuan në spitalin e Paleo Faliro-s, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit, duke mos përjashtuar edhe pistën e rivalitetit mes tifozëve të futbollit, pasi Sinovarfaj raportohet të jetë pjesë e një grupimi të organizuar të tifozëve të ekipit A.E.K.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit