Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve të mitur në Durrës, ka reaguar pas denoncimit që u bë dje nga ish-vjehrra e saj, e cila pretendonte se fëmijët ishin lënë pa kujdes.
Në një prononcim për mediat, Basha shpjegoi se gjendja e banesës ishte pasojë e mungesës së ujit të pijshëm në pallat për disa ditë, duke theksuar se ishte e detyruar të punonte dhe fëmijët i linte brenda përkohësisht, por nuk i ka braktisur kurrë.
Ajo akuzoi ish-vjehrrën se kishte hyrë në banesë dhe kishte shkaktuar kaosin që u publikua në media, me plehra dhe rroba të shpërndara në çdo cep. Ajo shtoi se babai i fëmijëve, i cili jeton në Itali, dërgon vetëm 18 mijë lekë në muaj, një shumë që sipas saj nuk mjafton për nevojat e tre fëmijëve.
Sa i takon mungesës në shkollë, nëna bëri të ditur se kishte dorëzuar raportet për fëmijët pranë institucioneve përkatëse.
“Kam familje, por ndodhen jashtë për momentin se nuk janë mirë ekonomikisht. Shtëpia ok, nuk ka qenë në rregull, por jo në atë gjendje. Fëmijët ishin brenda dhe erdhi ish-vjehrra pasi unë i kam rritur me idenë; ke një baba, një gjyshe. Kur doli nga burgu ish-burri nisi lekë për fëmijët, 180 mijë lekë. Por çfarë do bëj unë nëse rri në shtëpi. E kam 300 mijë lekë qiranë. Fëmijët kanë qenë në shkollë, por kanë qenë sëmurë. Kisha çuar raport në shkollë. Ishin dhe dy javë pushimet. Ditën e hënën nisi shkolla, të martën ndodhën përmbytjet dhe ndenjën në shtëpi. Sot ne jemi pa ujë në pallat. Drita kemi, por ujë jo. Nuk jam nënë që abuzoj me fëmijët. Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, se po të doja e kisha bërë me kohë”.