Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë mesnatës së sotme në një servis në fshatin Shelqet. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale të konsiderueshme në ambientet e servis-it.
Sipas informacioneve paraprake, servisi ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të shtetasit Aurel Filipi. Ende nuk dihen rrethanat apo motivet e ngjarjes, ndërsa banorët e zonës janë tronditur nga zhurma e fortë e shpërthimit.
Njoftimi i Policisë:
Vau i Dejës / Informacion paraprak Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtur derën kryesore të subjektit të tij(servis). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.