Një qytetar, pronar i një kompanie makinash me qira, i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast mashtrimi dhe mospagese nga një klient, i cili prej afro një viti nuk ka shlyer detyrimet financiare.
Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për një shumë totale prej rreth 6 mijë eurosh, e cila përfshin pagesat e papaguara të qirasë, si edhe dëme të shkaktuara në automjetet e marra me qira, kryesisht gërvishtje dhe dëmtime të tjera.
Qytetari shprehet se prej më shumë se 6 muajsh nuk ka mundur të kontaktojë klientin, i identifikuar si Serxho Shehu. Sipas tij, pa përgjigje kanë mbetur edhe përpjekjet për të kontaktuar familjarët e tij, përfshirë vëllain që ndodhet në Angli dhe babanë, të cilët gjithashtu nuk i janë përgjigjur telefonatave.
Denoncuesi thekson se i ka ezauruar të gjitha rrugët e komunikimit dhe se ka përgatitur tashmë dokumentacionin për t’iu drejtuar gjykatës. Megjithatë, si një përpjekje e fundit për zgjidhje, ai kërkon publikimin e videos dhe rastit, me shpresën se personi në fjalë do të reagojë dhe do të përmbushë detyrimet e tij.
Ai bën me dije se disponon prova të plota, përfshirë kontratat e qirasë, kopje të dokumenteve të identifikimit dhe patentës, faturat përkatëse, si edhe kërkesë-paditë e përgatitura për ndjekje ligjore. Nëse pas publikimit të këtij denoncimi nuk do të ketë asnjë reagim, qytetari shprehet i vendosur t’i drejtohet rrugës ligjore për zgjidhjen e këtij konflikti.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje , sic e shikoni jam 1 kompani me makina me qera , dhe po ju shkruaj per 1 problem qe kam me klient kam 1 vit thuajse qe e pres te kryj pagesat dhe akoma ska ber asnji pages por problemi qendron qe ka 6 muaj qe nuk pergjigjet dhe ntel si ai i vete SERXHO SHEHU si i vellai qe i ndodhet ne angli po ashtu dhe babai i tij ka kohe qe nuk hap telefonin , behet fjale per 1 pages prej gati 6 mij euro bashke me disa deme gervishtje qe mi ka shkaktuar makinave. Ja kam ber gati dosjen per gjyq por si fillim po kerkoj ndihmen tuaj qe tma postoni kete video se ndoshta kujtohet dhe ai vete ose preket ne seder sic e kemi ne shqiptaret dhe ne qofte se nuk pergjigjet dhe mbas videos po ma postuat juu ath do i drejtohem gjyqit sps nuk gjej zgjidhje tjeter. Kam ber 1 video gati me kontratat me patenten dhe karten id po ashtu me kerkes padin bashke ngjitur me faturat