Atentat në Greqi/ Plagoset pronari shqiptar i një sufllaqerie dhe djali i tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.01.2026, 09:17

Babë e bir, pronarë të një sufllaqerie, mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën Agios Dimitrios të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se të plagosurit janë pronari 70-vjeçar dhe djali i tij 39-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona mbërritën me makinë rreth orës 02:40 pranë biznesit të ndodhur në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe hapën zjarr në drejtim të tyre. Pronari 70-vjeçar u qëllua në këmbë, ndërsa djali i tij u plagos në kofshë dhe në pulpë.

Në vendngjarje, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan katër gëzhoja, ndërsa autorët u larguan menjëherë me makinë në drejtim të panjohur. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë marrë përsipër nga policia kriminale greke.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit