Paraditen e së dielës, një person mbeti i plagosur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.
Raportohet se i plagosuri është biznesmeni, Jeton Buquku.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, se fillimisht viktima ishte dërguar në Spitalin e Pejës, e më pas në QKUK në Prishtinë, për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, dhe policia është në kërkim të tyre.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.