Lëvizje të tjera në polici, Proda firmos ndryshimin e disa drejtuesve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.01.2026, 09:01

Ndryshime dhe emërime të reja janë firmosur në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë, në kuadër të riorganizimit të strukturave dhe forcimit të punës operative në terren. Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Policisë Lezhë, ndërsa Afrim Tafa ka marrë drejtimin e përkohshëm të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Po ashtu, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, duke e rikthyer atë në detyrë. Vendimi vjen, sipas burimeve, pas vlerësimit të rezultateve të arritura nga kjo drejtori gjatë fundvitit 2025, veçanërisht në drejtim të rendit dhe sigurisë publike.

Këto lëvizje në nivelet drejtuese bëhen në prag të 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, që përkujtohet nesër, një datë simbolike për institucionin. Megjithatë, ndryshimet kanë ngritur edhe pikëpyetje: Pse këto lëvizje? A do të shoqërohen këto vendime me auditime të brendshme apo verifikime nga SPAK për drejtuesit e rinj dhe ata të rikthyer në detyrë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit