Automjeti shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, fatmirësisht pa të lënduar!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.01.2026, 21:17

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, rreth 500 metra larg rrethrrotullimit të Rrogozhinës.

Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë makinën papritur gjatë lëvizjes. Fatmirësisht, drejtuesi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, si dhe forcat e policisë.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta..

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit