Oresti ka nevojë për ne, le ta ndihmojmë të ngrihet sërish në këmbë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.01.2026, 17:18

LINKU GOFUNDME

Numri i llogarisë: GR5801104180000041800396164

Kanë kaluar një vit e gjysmë që nga dita kur jeta e Orestit mori një kthesë të dhimbshme pas një aksidenti të rëndë. Pas operacioneve të kryera me sukse dhe falë ndihmës së çdo shqipatri i cili lexoi rastin në redaksinë tonë, tani ai ndodhet në një qendër rehabilitimi, ku çdo ditë përballet me një betejë të vështirë fizike dhe psikologjike, por pa e humbur asnjëherë shpresën për t’u rikthyer sërish në këmbë.

Falë trajtimeve intensive dhe përkujdesjes profesionale, sot Oresti ka shënuar përmirësime të dukshme krahasuar me vitin e kaluar. Lëvizje që dikur dukeshin të pamundura, sot janë realitet. Mjekët shprehen optimistë se, me vazhdimin e rehabilitimit, ekzistojnë shanse reale që ai të ecë sërish. Megjithatë, kjo rrugë kërkon kohë, durim dhe mbi të gjitha mbështetje financiare.

Familja e Orestit është përballur me kosto shumë të larta për trajtimin dhe qëndrimin e tij në qendrën e rehabilitimit. Shumat e mbledhura vitin e kaluar tashmë janë shteruar, ndërsa nevoja për vazhdimin e trajtimit mbetet jetike. Pa këtë mbështetje, progresi i arritur me aq mund mund të rrezikohet.

Pavarësisht vështirësive, Oresti vazhdon të luftojë çdo ditë, duke u kapur fort pas shpresës dhe dëshirës për jetë. Historia e tij nuk është thjesht një histori dhimbjeje, por edhe një dëshmi force, këmbënguljeje dhe besimi se e pamundura mund të bëhet e mundur.

Sot, familja e Orestit kërkon sërish ndihmën dhe solidaritetin e njerëzve me zemër të madhe, për t’i dhënë mundësinë që kjo betejë të mos ndalet përgjysmë. Mbështetja financiare është e domosdoshme për të vazhduar rehabilitimin dhe për t’i dhënë Orestit shansin që meriton për një të ardhme më të mirë.

Sepse ndonjëherë, një dorë e zgjatur në momentin e duhur, mund të bëjë ndryshimin mes shpresës dhe dorëzimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit