Një situatë shqetësuese është konstatuar ditën e sotme në zonën e Farkës, pranë rezidencës së njohur “Swan”.
Qytetarët janë shokuar nga sasia e madhe e mbeturinave të hedhura në zonën pranë urës, buzë rrugës, pavarësisht se koshat e plehrave ndodheshin përballë dhe ishin të disponueshëm.
Qytetarët thonë se mbeturinat e hedhura në mënyrë të pakontrolluar kanë ndotur perreth dhe përroin pranë rrugës, duke krijuar një pamje aspak të këndshme dhe një rrezik serioz për mjedisin.
Qytetarët e konsiderojnë këtë një turp të madh dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë për pastrimin e zonës, si dhe të identifikojnë e gjobisin personat përgjegjës për këtë ndotje.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje,sot kam qene ne Farke aty ku jane bere dhe ato ndertimet e Swan dhe jemi shokuar kur pam mbeturinat hedhur ne zonen afer ures ne buze te rruges dhe me e keqja koshat ishin perball. Eshte turp i madh si nuk u bem njehere njerez koshi ngjitur mbushur perroj plot mbeturina. Ju lutem bejeni publike insha'Allah institucionet reagojn dhe e pastrojn ambjentin dhe te gjobitet kush e ka bere. Faleminderit