Bora e Dajtit “çmend” shqiptarët, kaos dhe trafik kilometrik në çdo rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2026, 14:59

Sot, qindra qytetarë që i janë drejtuar Parkut Kombëtar të Dajtit po përballen me trafik të rënduar e kilometrik në zonën e Farkës dhe Unazën e Madhe.

Qytetarët raportojnë se rrugët janë bllokuar në të gjitha anët dhe kanë mbi 2 orë në trafik.

Situata paraqitet problematike në zonën e Oxhakut, nga Paskuqani deri tek rrethi Shkozë-Fresk dhe rretherrotullimi i Teg-ut.

Pavarësisht kësaj situate kaotike, qytetarët shprehen se policia nuk po ndërhyn për të menaxhuar qarkullimin dhe shmangur pritjet dhe konfuzionin.

1)Teleferiku ska drita. Qindra njerez presin ne stacion. Beme 1.5 ore ne trafik nga oxhaku. Asnje njoftim. Rruga e bllokuar komplet. Pse nuk e bllokoj polica rrugen te pakten mos ngjitren njerezit. Roja tha as policia nuk pergjigjet kaos total

2)Pershendetje! Nxirrni ndonje njoftim per trafikun per ne dajt te kthehen njerzit se po e prvojn te ikin por ka shku trafiku der ne fark ShkozFresk

3)Trafik nga Paskuqani deri tek rrethi shkozes

4)Bllokim si kurr me par ne unazen e madhe 45 minuta

5)Pershendetje JOQ, Ikem per tpa boren ngelem ne trafik si per te shku ne dajt si per te zbrit poshte as bor nuk pam asigjo

6)Me anë të këtij denoncimi dëshiroj të paraqes shqetësimin tim dhe të shumë banorëve të zonës lidhur me trafikun e rënduar që po përjetohet në Farkë të Madhe, veçanërisht në aksin rrugor në drejtim të Dajtit. Për këtë arsye, kërkojmë që të merren masa sa më të shpejta dhe konkrete për lehtësimin e trafikut, si rritja e pranisë së policisë rrugore, riorganizimi i qarkullimit, si dhe zgjidhje afatgjata infrastrukturore. Faeminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit