Një qytetar ka ndarë me redaksinë tonë një video ku shihet se si banorët e zonës së Qafështamës po pastrojnë vetë rrugën e bllokuar nga dëbora. Sipas videos dhe mesazhit të qytetarit, zona po përpiqet pastrohet nga motorë që të hapin kalimin për mjetet dhe këmbësorët, në mungesë të ndërhyrjes së borëpastrueseve.
Banorët shprehen të shqetësuar për situatën, duke theksuar se mjetet për pastrimin e dëborës nuk janë parë në zonë, pavarësisht reshjeve të shumta. Ata thonë se kjo gjendje po vështirëson lëvizjen dhe po krijon rrezik, .
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të normalizuar situatën dhe për të garantuar qarkullim të sigurt në rrugë.