Okazion në Peqin: Shitet ura metalike me shasi traileri, çmimi i negociueshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2026, 13:54

Një qytetar nga zona e Lolajt, Peqin, ofron për shitje një urë metalike me konstruksion të fortë dhe shasi traileri, e përshtatshme për kalime automjetesh dhe përdorime industriale.

Qytetari shprehet se ura ka gjatësi 12.40 metra dhe gjerësi 2.45 metra, duke garantuar stabilitet dhe siguri maksimale.

Ai thotë se e ndërtuar me materiale cilësore dhe rezistente, ura është e gatshme për përdorim. për rrugë private, zona rurale, ferma, kantierë ndërtimi dhe projekte të ndryshme infrastrukturore.

Qytetari fton të interesuarit të kontaktojnë për më shumë informacion dhe çmimin e negociueshëm.

Mesazhi i qytetarit:

Në shitje urë metalike – shasi trrali! Ofrohet për shitje urë metalike me konstruksion të fortë, e ndërtuar me shasi trrali, e përshtatshme për kalime automjetesh dhe përdorime industriale.

Ura ka një gjatësi 12.40 metra dhe një gjerësi 2.45 metra, duke garantuar stabilitet dhe siguri maksimale.

E ndërtuar me materiale cilësore, rezistente dhe e gatshme për përdorim.

Zgjidhje ideale për rrugë private, zona rurale, ferma, kantierë apo projekte të ndryshme infrastrukturore. Për më shumë informacion dhe detaje, na kontaktoni.0682290355. Çmimi i diskutueshëm.ju mirepresim

Une hapa rruge tjeter per tek shpia dhe skaloi me tek ura prandaj do e shes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit