Më 11 janar 2020, një qytetar bëri një thirrje përmes redaksisë së JOQ Albania, duke ftuar të gjithë shqiptarët të ngriheshin në këmbë dhe të bashkoheshin në protestë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Protestës iu përgjigjën shumë qytetarë asokohe. Ndonëse jo në një numër të madh, në atë protestë e veçanta ishte se nuk kishte politikanë që e udhëhiqnin.
Por pak para protestës, redaksia mori një mesazh nga një qytetar tjetër, Genci Islamaj, i cili bëri një deklaratë të fortë lidhur me një “projekt” mes PS dhe PD. Në denoncimin e bërë asokohe, ai bëri me dije se deputeti Agron Shehaj, asokohe i PD dhe Lali Eri po ndërtonin së bashku një pallat shumëkatësh në Bolzano të Italisë, dhe se vëllai i Shehajt po merrej me mbikëqyrjen e projektit.
Mesazhi i qytetarit më 11 Janar 2020:
“Që thoni ju JOQ dhe ju shqiptar të dashur, këta politika që bëjnë si kur nuk duan njeri tjetrin. Jam në dijeni nga një burim i sigurt për mua se deputeti i PD Agron Shehaj bashkë me Lali Lekun po ndërtojnë një pallat shumëkatësh në Bolzano të Italisë. Janë bashkëpronarë në investim dhe vëllai i Agronit merret me mbikëqyrjen. Nuk jam në Shqipëri se do vija në protestë me një këmbë, jo më të dyja. As më plas fare për anonim…”
Këtë denoncim e rikujtojmë për të treguar një të vërtetë të hidhur, politika në Shqipëri shpesh duket sikur zihet para kamerave, por pas kuintave vazhdon të luajë lojën e vet, pazare, interesa personale dhe aleanca të fshehta që nuk kanë asnjë lidhje me hallet e qytetarëve.