Lura është mbuluar nga bora dhe banorët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa ndihma institucionale mungon. Prej një jave, energjia elektrike fiket dhe ndizet vazhdimisht, duke lënë familjet në errësirë dhe të ftohtë. Kjo situatë po dëmton jetën e përditshme, ushqimet dhe pajisjet elektrike, ndërsa fëmijët, të moshuarit dhe familjet e tjera përballen me kushte të rënda dimërore pa asnjë mbështetje.
Problemet nuk ndalen me energjinë elektrike. Qendra shëndetësore është e mbyllur, medikamentet bazë mungojnë dhe banorët janë të vetmuar, pa mjek dhe pa siguri për jetën e tyre. Lura e Dibrës, një zonë e izoluar dhe me kushte të vështira, po tregohet një shembull i qartë i neglizhencës së institucioneve, duke nxjerrë në pah mungesën e respektit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve që jetojnë larg qendrave urbane.
Denoncim:
Lura e harruar nga shteti. Fshati im Lurë është mbuluar nga bora dhe prej ditësh askush nuk ka marrë masa serioze për situatën. Banorët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa ndihma dhe vëmendja mungojnë. Prej një jave të tërë energjia elektrike fiket dhe ndizet vazhdimisht, duke na lënë në errësirë dhe të ftohtë. Kjo situatë po dëmton jetën e përditshme të familjeve, ushqimet, pajisjet elektrike dhe mbi të gjitha dinjitetin e njerëzve që jetojnë këtu. Fëmijë, të moshuar dhe familje të tëra po e vuajnë këtë neglizhencë. Në kushte dimri, energjia elektrike nuk është luks, por domosdoshmëri. Ku janë institucionet përgjegjëse? Ku është OSHEE-ja? Ku është bashkia? Lura nuk mund të trajtohet si zonë e dorës së fundit. Lura nuk kërkon shumë: kërkon respekt, përgjegjësi dhe shërbime bazë si çdo qytetar tjetër i këtij vendi.qendra shëndetësore është e mbyllur dhe mungojnë edhe medikamentet më bazë. Banorët janë lënë në mëshirë të fatit, pa mjek, pa ndihmë dhe pa siguri për jetën e tyre. Në një zonë të izoluar, ku kushtet janë të vështira, kjo neglizhencë është edhe më e rëndë. Ky është një dështim i hapur i institucioneve, që tregojnë se shëndeti i banorëve të Lurës nuk ka asnjë vlerë për ta.