Kolins është aksidentuar në Durrës, kërkon ndihmë për gjetjen e sendeve personale dhe shokut Kennedy

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2026, 12:56

Para tre ditësh, në Fllakë të Durrësit, Kolins, një 25-vjeçar nga Kenia, është aksidentuar nga një makinë teksa po kalonte rrugën për të shkuar në punë pasi kishte dalë nga një market.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, teksa binte shi dhe që e aksidentoi e transportoi menjëherë në spital.

Kolins ka pësuar fraktura në ballë dhe ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Ai ka punuar më parë në një kompani ndërtimi dhe aktualisht punon në MCP, një kompani plastike në qytetin bregdetar.

Para se të aksidentohej, Kolins kishte humbur telefonin dhe një çantë me pasaportën, lejen dhe sende personale të tjera në një taxi Blue Taxi.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve për të gjetur shokun e tij Kennedy dhe për të rikuperuar sendet e humbura në Blue Taxi.

Kolins ndodhet aktualisht në pavijonin e ortopedisë në Spitalin e Durrësit.

Kushdo që ka informacion mbi sendet e humbura të Kolins ose mund ta ndihmojë, mund të kontaktojë spitalin ose të njoftojë autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit