Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë probleme serioze në aksin rrugor Librazhd–Dibër, ku prej disa orësh më shumë se 20 automjete kanë mbetur të bllokuara, duke pamundësuar qarkullimin normal.
Sipas denoncimit të mbërritur, rruga është e mbuluar plotësisht nga dëbora dhe mungon çdo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse. Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët ndodhen në kushte të vështira, ndërsa temperaturat e ulëta e bëjnë situatën edhe më shqetësuese.
Qytetarët u bëjnë thirrje Bashkisë Librazhd dhe shërbimeve të emergjencës që të ndërhyjnë urgjentisht me borëpastruese, për të hapur rrugën dhe garantuar sigurinë e udhëtuesve.
Situata kërkon reagim të menjëhershëm, për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm dhe rrezikimin e jetës së qytetarëve.