Çdo vit e njëjta situatë, punonjësit e spitaleve ende s’kanë marrë rrogën e dhjetorit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2026, 11:15

Infermierët, mjekët, sanitaret dhe punonjësit e personelit shëndetësor në institucionet publike, i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar faktin se se paga për muajin dhjetor 2025 nuk është shpërndarë ende.

Sipas tyre, punonjësit vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre pa marrë pagesë, pa njoftime zyrtare, pa afate dhe pa asnjë sqarim nga institucionet përgjegjëse.

Ata thonë se kjo nuk është thjesht vonesë, por një shkelje e drejtpërdrejtë e Ligjit të Punës.

Punonjësit shëndetësor denoncojnë se kjo situatë përsëritet çdo vit, ku paga e dhjetorit nuk shpërndahet në afatin e caktuar, ndërsa muajin janar punonjësit e kalojnë pa rrogë.

Sipas tyre, institucionet mbajnë heshtje totale, ndërkohë që kërkohet që stafi të jetë në dispozicion 24/7 për emergjenca civile, të ofrojë shërbime, turne nate dhe të përballet me stres dhe rrezik profesional.

Punonjësit kërkojnë pagesën e menjëhershme të pagës së dhjetorit dhe paralajmërojnë se nuk do të vazhdojnë të punojnë me premtime boshe.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ, Jemi në janar dhe paga e muajit dhjetor 2025 nuk është ekzekutuar ende. I gjithë personeli shëndetësor – mjekë, infermierë, sanitare, përgjegjës shërbimesh – vazhdon të punojë PA U PAGUAR, pa asnjë njoftim zyrtar, pa asnjë afat, pa asnjë sqarim.

Kjo nuk është thjesht vonesë.ËSHTË SHKELJE E DREJTPËRDREJTË E LIGJIT TË PUNËS. Paga po përdoret si mjet presioni ndaj punonjësve Çdo vit e njëjta skemë abuzive: Dhjetori nuk paguhet, Janari kalon pa rrogë Heshtje totale nga institucionet. Ndërkohë na kërkohet të jemi 24/7 në dispozicion për emergjenca civile ,mbajmë shërbime, turne nate, përballojmë stres dhe rrezik profesional Dhe shteti çfarë bën? Nuk paguan, Nuk informon, Nuk mban përgjegjësi

Në media bëhet një propagandë e madhe për “rritje pagash” “vlerësim për bluzat e bardha” Në realitet: Paga mungon, ligji shkelet, dinjiteti i punonjësit dhunohet Personeli shëndetësor NUK ËSHTË SKLLAV. Nuk punojmë me premtime boshe. Kërkojmë pagesën e menjëhershme të pagës së dhjetor

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit