Një situatë e rrezikshme dhe shqetësuese i ka ndodhur një qytetari me biçikletë mbrëmjen e 7 janarit në kryqëzimin e rrugëve Abdyl Frashëri – Ibrahim Rugova.
Ai ka treguar se teksa po lëvizte me biçikletë drejt banesës së tij, dy automjete kishin bllokuar korsinë e dedikuar për biçikleta dhe kërkonin me insistim që ai t’u hapte rrugën. Ai shprehet se situata u bë edhe më e tensionuar, pasi drejtuesit dhe pasagjerët e të dy makinave përdorën boritë, sinjalet me drita dhe gjeste me duar, duke ushtruar presion ndaj tij për të liruar korsinë e dedikuar për biçikleta.
Pavarësisht provokimeve nga dy vajzat e reja dhe dy djemtë në automjetin tjetër,
çiklisti ruajti gjakftohtësinë dhe zgjodhi të mos përfshihej në debat verbal. Ai u tërhoq disa metra pas për të shmangur afrimin e rrezikshëm të mjeteve dhe më pas lejoi kalimin e njërit prej automjeteve, moment i cili është filmuar edhe në video.
Rasti ngre shqetësime serioze për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe sigurinë e çiklistëve, veçanërisht në orët e vona dhe në kushtet e motit të keq.
Denoncimi i qytetarit:
Një situatë e pasigurtë mbrëmë 07.01.2026 ora 23:17 në rrugën Abdyl Frashëri/Ibrahim Rrugova. Të të bllokohet korsia e biçikletës dhe të të urdhërojnë të ja hapësh rrugën, jo nga një makinë, por nga dy makina.
I lodhur nga puna, ftohtë, shi, natë, dhe mbi biçikletë në rrugë për shtëpi duhet të ndeshem me njerëz të tillë, në kosinë e biçikletës. Dhe duke mos debatuar fare!
Dy goca të reja në njërën makinë dhe dy çuna në makinën tjetër! Duke ruajtur gjakëftohtësinë dhe pa u futur as në debatin e tyre, kalova. U tërhoqa pak metra prapa se po tentonin të mu afronte shumë afër.
Më kërkonin ti hapja rrugën.
Dëgjohen boritë nga të dy makinat.
Nga makina majtas, ku ndodhen gocat, më bënin me shenja me drita dhe me duar.
Nga makina djathtas më flisnin t'ja hapja rrugën. Nuk kam rreaguar me zë ndaj tyre. Vetëm gjykova të tërhiqem pak metra prapa me biçikletë. Pastaj kaloj makina majtas në video.