Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezikon të arrijë nivelin 9 metra

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2026, 09:55

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati në zonën pranë Urës së Mifolit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit ka arritur në 7.45 metra, duke shkaktuar përmbytjen e tregut të kafshëve poshtë urës së Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka shkuar në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, i cili pritet të arrijë deri në 8.5 ose 9 metra gjatë orëve në vijim.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët që jetojnë pranë shtratit të lumit janë vënë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese, me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme nga përmbytjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit