“Na shpërtheu koka, villnim gjak!”/ Dëshmia rrëqethëse: SHBA përdori armën misterioze sonike për kapjen e Maduros?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.01.2026, 01:15

Një dëshmi e publikuar së fundmi në rrjetin social X ka ngritur pikëpyetje të forta mbi përdorimin e një arme të panjohur gjatë operacionit amerikan për kapjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, më 3 janar.

Sipas kësaj dëshmie, të shpërndarë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, një pjesëtar i forcave të sigurisë së Venezuelës pretendon se ushtria amerikane ka përdorur një teknologji të avancuar, e cila i ka lënë ushtarët vendas të paaftë për të reaguar, raportojnë mediat e huaja.

Dëshmitari pohon se fillimisht të gjitha sistemet e radarëve janë çaktivizuar papritur, ndërsa më pas mbi zonë janë shfaqur dhjetëra dronë. Pak minuta më vonë, sipas tij, disa helikopterë kanë zbarkuar rreth 20 ushtarë amerikanë.

Ai pretendon se nuk u zhvillua një përplasje klasike, por se forcat amerikane përdorën armë me precizion ekstrem dhe teknologji të panjohur më parë për ta. Sipas rrëfimit të tij, në një moment është aktivizuar një lloj arme që ai e përshkruan si “valë zanore shumë e fortë”, e cila shkaktoi gjakderdhje nga hunda, të vjella me gjak dhe pamundësi për të lëvizur tek shumë ushtarë.

“Na rrëzoi të gjithëve përtokë. Nuk mund të qëndronim më në këmbë,” pretendon ai, duke shtuar se pas këtij momenti rezistenca ishte e pamundur.

Autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto pretendime. Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar nëse shpërndarja e kësaj dëshmie nënkupton verifikimin e saj.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Venezuelës, gjatë sulmit të 3 janarit humbën jetën rreth 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë, por nuk është e qartë nëse ndonjë prej këtyre viktimave lidhet me armën e përshkruar në dëshmi.

Një ish-zyrtar i inteligjencës amerikane, i cituar nga mediat, ka deklaruar se ushtria amerikane prej vitesh disponon armë me energji të drejtuar, si mikrorrezet apo lazerët, të cilat teorikisht mund të shkaktojnë disa nga simptomat e përshkruara, por pa konfirmuar përdorimin e tyre në këtë rast konkret.

Dëshmia mbetet e pakonfirmuar dhe bazuar vetëm në rrëfimin e një personi, ndërsa autoritetet zyrtare nuk kanë dhënë ende sqarime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit