Një pamje e rrallë dhe mjaft e bukur është kapur së fundmi në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Në video shihet një sorkadhe teksa vrapon lirshëm në rrugë, mes borës që ka mbuluar zonën, duke krijuar një skenë magjepsëse për kalimtarët.
Pamjet janë regjistruar nga një qytetar, i cili ka shprehur habinë e tij ndaj kësaj situate të veçantë. Sorkadhja lëvizte qetësisht në habitatin e saj natyror, shumë pranë rrugës automobilistike, duke treguar një nga momentet e rralla kur kafshët e egra shfaqen kaq afër njerëzve pa u trembur.