Bashkia e Kukësit lë fshatrat Topojan dhe Xhaferraj të izoluar prej katër ditësh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.01.2026, 20:25

Banorët e fshatrave Topojan dhe Xhaferraj në Kukës denoncojnë një situatë alarmante ku prej katër ditësh, rruga që i lidh ata me qytetin është e bllokuar, duke i lënë të izoluar dhe pa mundësi për të qënë pjesë e jetës së përditshme.

Sipas banorëve, Bashkia Kukës nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zgjidhur këtë problem duke i lënë banorët të izoluar. Situata është bërë veçanërisht shqetësuese për familjet me nevoja të veçanta, pleqtë dhe fëmijët që çdo ditë duhet të shkojnë në shkollë.

“Jemi katër ditë të bllokuar. Nuk ka asnjë reagim nga Bashkia apo institucionet e tjera,” shprehen banorët.

Ky incident nxjerr në pah mungesën e veprimit nga autoritetet dhe thekson nevojën urgjente për ndërhyrje, veçanërisht në zonat rurale ku transporti dhe komunikimi janë jetikë për jetën e përditshme.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të sigurojnë qasje minimale për ta, duke shmangur pasojat serioze që mund të sjellë izolimi i gjatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit