Aksident fatal në Lushnjë–Berat/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet shoferi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.01.2026, 19:52

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë–Berat, ku një automjet ka përplasur fatalisht një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip “Benz” ka goditur një 55-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë. I dëmtuari është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit të Lushnjës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Viktima ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar, është shoqëruar në komisariat.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve, dinamikës dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa priten detaje të tjera nga hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit