U aksidentua në Peqin–Elbasan, ndërron jetë në spital 43-vjeçari

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.01.2026, 19:17

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43 vjeç, i cili u aksidentua pak ditë më parë në aksin rrugor Peqin–Elbasan.

Sipas informacionit zyrtar, 43-vjeçari po udhëtonte me automjetin e tij kur u përplas me një makinë tjetër që drejtohej nga një 26-vjeçare. Si pasojë e përplasjes, Asllani mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, 26-vjeçarja e përfshirë në aksident mbeti e plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri me dije se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve përkatëse për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit