Pavarësisht se është i lidhur me kontratë me Al-Ittihad deri në verën e vitit 2028, e ardhmja e Mario Mitajt në Arabinë Saudite duket e pasigurt. Kampionët në fuqi nuk kanë më besim te mbrojtësi shqiptar, ndërsa edhe trajneri Sérgio Conceição nuk e sheh atë në planet e tij.
Sipas medias “STC”, situata e 22-vjeçarit ka marrë një kthesë të re, pasi për të ka interes konkret nga Sunderland në Premier League. Një transferim i tillë do të përfaqësonte një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e Mitajt, duke pasur parasysh se kampionati anglez konsiderohet si më prestigjiozi në botë.
Te “Black Cats” aktivizohet gjithashtu edhe mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka, ndërsa në Premier League luan edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, i cili është pjesë e Burnley.