Një tjetër tender i dyshimtë shtohet në listën e procedurave problematike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucion që drejtohet nga "burgaxhija" Mirlinda Karçanaj, e cila prej disa kohësh ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësim i platformës së shërbimit konsullor online”, i zhvilluar me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar, me një fond limit prej 205,106,800 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 2.5 milionë euro me TVSH.

Fitues i procedurës është shpallur bashkimi i operatorëve:
Vlera fituese e kontratës rezulton 190,454,780 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 2.4 milionë euro me TVSH, që përbën rreth 92.86% të fondit limit, një diferencë minimale prej vetëm 7.14% nga tavani maksimal i lejuar.


Pikërisht kompania HardTech sh.p.k dhe pronari i saj Enea Buza janë në qendër të dyshimeve. Buza rezulton të ketë qenë më herët aksioner dhe i punësuar në kompaninë “HORIZON”, e lidhur drejtpërdrejt me Ermal Beqirin, personazh i njohur për skandale të rënda dhe aktualisht i shpallur në kërkim për çështjen e bujshme të pengmarrjes së Geron Meçes.
Skandali qëndron në faktin se, pavarësisht se Ermal Beqiri është në kërkim nga drejtësia, ai dyshohet se vijon të përfitojë miliona euro nga paratë publike, përmes personave dhe kompanive që konsiderohen si “zara” apo njerëz të afërt të tij.


Nga hulumtimet e JOQ Albania mbi dokumentacionin e tenderit, rezulton se në procedurë kanë marrë pjesë 5 operatorë ekonomikë nga të cilët:
Ky konfigurim konsiderohet një nga skenarët më tipikë të tenderëve të paracaktuar, ku pjesëmarrësit e tjerë shërbejnë vetëm “për numër”, ndërsa fituesi real dihet që në fillim.


Si është e mundur që një tender milionash të përfundojë në duart e personave të lidhur me individë në kërkim? A po përdoret AKSHI si një bankomat për riciklimin e parave publike drejt rrjeteve të njohura të skandaleve? Dhe mbi të gjitha, a do të hetohet kjo procedurë apo do të mbetet edhe ky rast pjesë e “teatrit” të zakonshëm me fondet e shqiptarëve?