Që prej 13 tetorit të vitit të kaluar, skuterat janë bërë “të ndaluara” nëpër rrugët e qytetit, pas një urdhri të drejtpërdrejtë të ministres së Brendshme, Albana Koçiu. Masë që sipas ministres do të vazhdonte deri në një njoftim të dytë.
Policia e shtetit, duke zbatuar këtë urdhër, ngriti postoblloqe në çdo rrugë kryesore, ndërsa çdo person që tentonte të lëvizte me skuter ndiqej si një “i shumëkërkuar”. Qytetarët u gjendën të të papërgatitur dhe tëfrikësuar të nxirrnin skuterat e tyre, pasi nëse polici i shikonte automatikisht e sekuestronte.
Megjithatë, duket se urdhri i ministres po fillon të thyhet… dhe jo nga qytetarët, por nga brenda vetë policisë. Pas gati tre muajsh ndalim të rreptë, një polic ka vendosur të sfidojë direkt Koçiun, ai ka dalë në rrugë me skuter, duke treguar se jo të gjithë vartësit e saj e respektojnë urdhrin pa rezervë.
A po humbet autoriteti i urdhrit të ministres, apo thjesht po tregon që as para ligjit të Koçiut nuk jemi të barabartë?
Mesazhi i qytetarit:
O JOQ paj Zotin ma postoni pak Policinë e Shtetitme monopat. Ma kanë bllokuar për këtë arsye dhe kt alëvizin si ju do b**ha, shtet plehrë! Me skuterat tanë janë duke lëizur.